20shtator 2015 – Arrestohet në spital Shpëtim Noka. 46-vjeçari akuzohet për një aksident ku mbeti vetë i plagosur rëndë. Sipas policisë, Shpëtim Noka, banues në Durrës, në rrugën“Mujo Ulqinaku”, lagja Nr.6 në Durrës, duke drejtuar mjetin tip Opel veturë me targa CN596XX është perplasur me mjetin tip Benz me targa AA469ER, me drejtues shtetasin: D.M.42 vjeç, banues në Durrës.

Të dy shoferët u plagosën, por ndërsa D.M. pas mjekimit u largua në banesë, Noka është në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë. Policia tha se, gjatë testit të alkoolit ka rezultuar se ka perdorur pije alkolike ne masen 0.4%.

/portali DurresLajm/