16shtator 2015 – Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Pulia në Itali u bë burim për mediat vendase. Ai ka treguar për  Corriere della Sera, (edicioni barez), marrëdhëniet mes dy vendeve e në veçanti çfarë është Shqipëria sot: “Jemi një vend plot me ëndrra, ashtu si Italia e dikurshme.”

Rama është fokusuar në miqësinë mes dy brigjeve të Adriatikut, tani të “bashkuar” përmes trageteve, tashmë të dyfishuar dhe të shpejtë, mes Barit dhe Durrësit (40 mijë shqiptarë kanë ngritur sipërmarrjet e tyre, jetojnë e punojnë këtu dhe krijojnë punë për ne).

Më pas ka kujtuar origjinën italiane të lidhur me një gjyshe veneciane dhe të dënuar, se “italianët janë shqiptarë të veshur me Versace”, ka trajtuar të gjitha nyjet e koklavitura të politikës ndërkombëtare. “Ndjejmë mungesën e një Europe të bashkuar, strategjike dhe politike, – ka shpjeguar – ndërsa paguajmë mungesën e strategjive të qarta për Sirinë dhe Pranverën Arabe. Në sfond, shtetet janë kapur rreth interesave të tyre nacionale. Megjithatë, Europa është projekti më i bukur i mendjes njerëzore, për të garantuar harmoninë mes popujve.”

Drama e refugjatëve i ka kujtuar publikut të pranishëm anijet e sheqerit nga Vlora në portin e Barit, ndërsa Ramës, kthimin pas në ’99-n , kur “mikpritëm në territorin tonë 500 mijë refugjatë nga Kosova.” Më pas, debati u rikthye tek aktualiteti, me projektin e gazsjellësit TAP, që u konsiderua nga Kryeministri si “gjeopolitikisht strategjik”, “një projekt i garantuar në planin mjedisor, që nuk bën para duke ndotur ambientin në kurriz të brezave të ardhshëm.”

Nuk mungoi edhe një krahasim me futbollin, me lavdërimin e trajnerit italian De Biasi, i cili po njeh suksese të mëdha me kombëtaren shqiptare. Rama, që gjatë ditës ka nënshkruar me Presidentin e Rajonit të Pulias, një marrëveshje për statusin e ardhshëm të ujësjellësit puljez, e ka mbyllur intervistën duke kujtuar që “Shqipëria është Italia e gjyshërve tuaj, një vend i vëllazërisë së besimeve fetare, siç e përshkroi edhe Papa Francesku”.

Në fund ka përshkruar pluralizmin fetar që jeton në familjen e tij: “Unë jam katolik, bashkëshortja ime është myslimane, dy fëmijët ortodoksë dhe fëmija i fundit katolik.”

/portali DurresLajm/