15 shtator 2015 – Pulja dhe Shqipëria gati për të vënë në jetë projekte të reja bashkëpunimi. Mediet italiane njoftojnë se në Fiera del Levante, mëngjesin e së martës, më 15 shtator 2015, presidenti i rajonit të Puljes Michele Emiliano u takua me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Në veçanti, është folur për një projekt të mundshëm për menaxhimin e përbashkët të resurseve ujore, aq të bollshme në Shqipëri, që mund të çojë në bashkëpjesëmarrje në furnizimin me ujë të Puljes dhe në një partneritet për të krijuar një sistem midis porteve të Barit dhe Durrësit.
Kryeministri shqiptar përmendi edhe “40 mijë biznese të vogla shqiptare” që veprojnë në Itali dhe që kontribuojnë “për fiskun italian me 3.2 miliardë euro”, pa harruar se nga Italia “kemi pasur mbështetje të rëndësishme në rritjen e vendit tonë”.
"Kemi shumë projekte në mendje, por ne duhet të themi më pak fjalë dhe më shumë veprim – tha guvernatori Emiliano – sepse dashuria e shqiptarëve të Puljes ka nevojë për fakte”.
Pastaj Rama takoi presidentin e Fiera del Levante-s Ugo Patroni Griffi dhe kryebashkiakun e Barit Antonio Decaro.
/portali DurresLajm/