13shtator 2015 – Tashmë kanë filluar shitjet e biletave për ndeshjen që Kombëtarja shqiptare e zhvillon në tetor ndaj Serbisë. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ka filluar shitjen online e biletave të ndeshjes së 8 tetorit, Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet në Elbasan Arena.
Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare në realizimin e ëndrrës drejt Evropianit, Francë 2016. Por, në anën tjetër do të jetë edhe e rrezikshmërisë së lartë takimi me serbët, duke ditur se çfarë ndodhi më 14 tetor të vitit të kaluar në Beograd.
FSHF-ja nuk ka bërë të ditur se sa bileta do të jenë në shitje, por vetëm ka njoftuar se ato kanë dalë në shitje online. Çmimet e biletave te tribunat kryesore variojnë nga 6000 deri në 10 000 lekë (7 euro deri në 42 euro).
Tribuna C2 dhe G2 = 1000 lekë
Tribuna C1, C3 dhe G1 = 1500 lekë
Tribuna D dhe F = 2000 lekë
Tribuna E = 3000 lekë
/portali DurresLajm/