13shtator 2015 – Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, thotë se nuk ka shkop magjik për të zgjidhur problemet e popullsisë në një kohë kaq të shkurtër. I pyetur nga gazeta zvicerane “Ostschëeiz am Sonntag”, ai foli për artin dhe jetës në diktaturë, por iu përgjigj dhe pyetjeve për situatën aktuale në Shqipëri. Ja një pjesë e tyre:

Njerëzit në rrugë shprehen të pakënaqur. Ata thonë se ju nuk po i mbani premtimet elektorale. Në dy vitet e kaluara që kur keni ardhur në pushtet prej tre milionë banorëve gati gjysmë milioni janë larguar nga Shqipëria. A ju shqetëson kjo?

Rama– Besoj se njerëzit në Shqipëri kanë të drejtë të jenë të padurueshëm pas aq shumë vitesh shtypjeje dhe mjerimi. Por unë nuk kam shkop magjik për t’i zgjidhur brenda dy viteve problemet që ekzistojnë në Shqipëri dhe për të bërë atë që presin dhe e meritojnë njerëzit. Mendoj se vendi ka ndryshuar mjaft dhe politika ka ndryshuar drejtimin. Por duhet të bëhet edhe më shumë.

A janë përparësitë për Shqipërinë në rast të hyrjes në BE, siç synoni ju, vërtet më të mëdha se të metat?

Rama– Kjo është rruga e vetme e mundshme për Shqipërinë. Vendi duhet të modernizohet dhe bëhet ekonomikisht i pavarur, me administratë stabile dhe me një shoqëri civile të fuqishme dhe të sigurt në vete.

Ka shumë zona rurale që ende janë shumë të prapambetura dhe pothuaj nuk janë zhvilluar fare…

Rama – 25 vjet nuk mjaftojnë për ta bërë Shqipërinë prej një vendi dikur komunist dhe plotësisht të pazhvilluar në një shtet model si Zvicra. Kjo ndoshta nuk do të ishte qasja e duhur për neve, sepse ndoshta do të ishte monotone. Mirë, momentalisht mbretëron pak kaos – si në Itali -, por kjo disi është edhe joshëse.

/portali DurresLajm/