11 shtator  2015 –  Sipas statistikave operative, në periudhën janar-gusht të vitit 2015 në portin e Durrësit janë përpunuar 335 anije tregtare dhe 687 tragete, me një vëllim të përgjithshëm prej 2 278 196 tonë gjithsej, ose 9 për qind më pak se sa në 2014-n.

Gjatë këtyre 8 muajve janë përpunuar 1 milion e 323 mijë tonë mallra importi, thuajse e njëjta shifër me 8-mujorin e kaluar, ndërsa janë nisur me anije dhe tragete mbi 955 mijë tonë mallra eksporti, me një rënie prej 205 mijë tonë, njoftoi zyra e shtypit e drejtorisë së përgjithshme ekzekutive e Autoriteti Portal Durrës. 

/portali DurresLajm/