9shtator 2015 – Kryeministri Rama i ka zënë lokalet e Shqipërisë me radhë. Pas kafes së parë në zonën e ish-Bllokut e më pas në Vlorë, Rama sot është ndalur në qytetin e Lezhës. Lapsi.al publikon një foto ku duket me ministrat Cani, Kodheli e Nikolla, me të cilët ka pirë edhe kafe, ku natyrisht është kujdesur për kuponin tatimor.
Kryeministri inspektoi disa biznese, ndërkohë që pritet të zhvillojë edhe takim strukturat e PS-së në Lezhë. Por, pas kuponit më i rëndësishëm duket fakti për të gjetur deputetë të qarkut të Lezhës, pas arrestimit të Armando Prengës dhe lënies së mandatit nga Arben Ndoka.
/Portali DurresLajm/