8 shtator 2015 –  Mëngjesin e së martës, 8 shtator 2015, në portin e Durrësit janë bregëzuar dy anije turistike me 132 udhëtarë gjithsej.

Veliera “Sea Cloud”, i cili vetëm gjatë këtij sezoni ka ardhur katër herë në Durrës, ka mbërritur në orën 7:06 në kalatën nr. 4 me 61 turistë në bord. Vjen nga portet e veriut të Adriatikut Korçula dhe Kotor.

Jahti luksoz (ndryshe në terminologjinë detare quhet edhe  super yacht,  large yacht dhe  M/Ymega yacht) “Variety Voyager”, që bregëzohet për herë të parë në Durrës, ka mbërritur në orën 6:34 në kalatën 5 me 71 turistë.  Vjen nga portet e veriut të Adriatikut Shibenik, Split, Hvar, Kotor. Në orën 17:00 niset drejt Sarandës.

/portali DurresLajm/