4 shtator 2015 – Pas dy djemve, përfundon në burg dhe babai i vëllezërve Aliko, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.  

Adil Aliko nga Lazarati, i cili negocioi për dorëzimin e dy djemve të tij, Arbjon dhe Alban Aliko, të akuzuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, është vënë në pranga pas kallëzimit të gruas së tij, sipas së cilës ai e ka dhunuar më 28 gusht të këtij viti.  

46-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia për ushtrimin e dhunës fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij me inicialet R.P.

Mësohet se çifti ishte ndarë prej kohësh, por jetonin në të njëjtën vilë në kate të ndryshme të saj. Ishin pikërisht mosmarrëveshjet dhe sjelljet e dhunës nga ana e Adil Alikos që çuan në ndarjen e tyre.

Aliko u arrestua paraditen e së enjtes nga policia kufitare e Kakavijës, teksa kthehej nga Greqia. Mbi të rëndon akuza e “dhunës në familje”, ndërsa për ish-bashkëshorten e tij gjykata ka lëshuar urdhër mbrojtjeje.

/portali DurresLajm/