3 shtator 2015 – Mosmarrëveshjet mbi pazaret e drogës kanë futur në sherr të rëndë një shqiptar me një italian në Rimini.

Dy të rinjtë janë përleshur me njëri-tjetrin dhe pasi italiani u qëllua me thikë nga shqiptari, përfundoi në spital.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave 20-vjeçari italian kishte precedentë të mëparshëm të konsumit dhe trajtimit të drogave të lehta. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është publikuar, u arrestua në tentativë për t'i shpëtuar policisë.

/portali DurresLajm/