31 gusht 2015 – Nënë e bir nga Elbasani janë shtruar sot në spital në gjendje të intoksikuar, pasi kanë dyshohet se kanë tentuar të helmohen duke konsumuar një sasi ilaçesh.
Shkaku për këtë dyshohet të ketë qenë dhuna në familje, pasi disa fqinj kanë deklaruar se kryefamiljari i keqtrajtonte.
Nëna L.L. 50 vjeç dhe i biri B.L. 20 vjeç po marrin mjekimin e duhur, ndërsa kryefamiljari do të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/