31 gusht 2015 – Një 12-vjeçar ka marrë iniciativën për të drejtuar një zetor, dhe e ka pësuar keq pasi u plagos rëndë.
Zetori që u mundua të drejtonte djali me inciale E.B. është përmbysur dhe si pasojë ai ka marrë disa dëmtime në trup. Ngjarja është regjistruar në fshatin Shamoll të Korçës, ndërsa për 12-vjeçarin raportohet se është dërguar në spitalin rajonal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/