31 gusht 2015 – Konflikti mes dy personave për një vijë uji, i ka marrë jetën një 28-vjeçari.

Viktima Namik Gjika ka mbetur i vdekur menjëherë pasi u qëllua me armë zjarri nga Fatmir Bregu, 34 vjeç.

Sipas informacioneve parapakrake nga policia, vrasja ka ndodhur përpara një lokali në fshatin Lybesh të Beratit, pas një sherri për vijën e ujit mes viktimës dhe agresorit.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit, Fatmir Bregut, dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/