30gusht 2015 – Ruhej nga hajdutët, e vjedh nusja e shtëpisë. Një i moshuar nga qyteti i Sarandës ka denoncuar në polici grabitjen e një shumë prej 10 milionë lekë të vjetra.

Ngjarja ka ndodhur gati 3 vite më parë, në nëntor të vitit 2012, por sot u zbulua, duke u arrestuar nusja e të birit me të dashurin. Sipas policisë, vjedhje a parave ishte kryer nga nusja, Lorena Arapi, në bashkëpunim me Adiol Çiflikun, me të cilin kishte lidhje.

Ky i fundit u ndalua në qytetin e Beratit, i kërkuar për vjedhje në bashkëpunim. Pritet dëshmia që do të japin dy të arrestuarit, por pak gjasa ka që vjehrri, Skëndër Arapi të mund të rimarrë paratë, pas 3 vitesh.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/