30gusht 2015 – Policia ndalon dy durrsakë që i jepnin motorit pa lejen e nevojshme. Aleks Doçi, 24 vjeç dhe Blenard Katreli, 35 vjeç, u arrestuan në flagrancë. Doçi, sipas policisë, i është shmangur thirrjes së patrullës për të ndaluar. Aiu kap më vonë me mjetin “Jamaha”, pa targa dhe pa leje drejtimi.

Pa lejen e drejtimit ishte edhe Katreli, i cili në lagjen 5 u kap ndërsa ishte në motorin  tip ”Kavasaki” me targa italiane.

Policia rrugore ka nisur një aksion të gjerë, ku arrestohet çdo shkelës i rregullave apo qoftë edhe neglizhues në pagesën e gjobave për mjetet.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/