29 gusht 2015 – Pas 6 ditësh e zhdukur, është shfaqur sot në polici 18-vjeçarja Ruze Spahiu nga Këlcyra.
Mësohet se e reja është paraqitur në komisariatin e policisë së Kamzës dhe ka pohuar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa.
“Jam larguar nga shtëpia me dëshirën time dhe gjatë kësaj kohe s’kam pasur asnjë problem”, mësohet të ketë thënë e reja kur është marrë në pyetje.
Prej dy vitesh 18-vjeçarja Ruze Spahiu ishte e fejuar, madje ajo kishte ndarë dhe datën e martesës, për më 10 tetor.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/