28gusht 2015 – I ikën edhe burrit një 17-vjeçare nga Durrësi. E reja me inicialet K.S është denoncuar nga bashkëshorti i saj, me inicialet E.A., 24 vjeç, sipas të cilit e shoqja i është larguar nga shtëpia prej dy ditësh dhe nuk është kthyer ende. Sipas tij, gruaja i ishte larguar më 26 gusht.

Policia deklaron se çifti nuk ishte i lidhur ligjërisht në martesë, për shkak të moshës së vajzës. Një ditë më parë, një nënë nga Durrësi denoncoi zhdukjen e vajzës së saj 15-vjeçare, e larguar po me 26 gusht.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/