27gusht 2015 – Shoferi vdes nga ataku kardiak, përplaset me bordurën e betonit. Aksidenti ka ndodhur në Sauk të Tiranës, kur makina “Benz” me targa AH 366 AA, drejtuar nga Gëzim Llënga, 55 vjeç, doli nga rruga duke rënë nga një lartësi prej gati 50 metrash. Në rrethrrotullimin nga ku u rrëzua automjeti mungonin mbrojtëset anësore.
Në ato momente nuk ka pasur lëvizje mjetesh të tjera apo kalimtarësh, në të kundërt pasojat do të ishin më të rënda. Sipas policisë, Llënga dyshohet të ketë pësuar një atak kardiak që i shkaktoi vdekjen. Mjeti më pas ka ecur për inerci, duke mos u ndalur dot, por duke përfunduar në rrugën tjetër.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/