26gusht 2015 – Mediat italiane e kanë quajtur “Rambo”, pasi e kanë konsideruar të rrallë mënyrën se si është përballur me katër hajdutë që i kishin hyrë në shtëpi. Bëhet fjalë për një shqiptar 37-vjeçar me iniciale B.B që prej vitesh jeton me familjen e tij në provincën e Alassio. Një mbrëmje ai ka dëgjuar zhurma të çuditshme në një prej dhomat dhe kur ka shkuar të kontrollojë ka parë katër hajdutë që kishin hyrë në shtëpi.
Grabitësit ishin 4 serbë, që mesa duket kishin gjetur shtëpinë e gabuar për të vjedhur. Të frikësuar ata kanë hapur derën dhe kanë nisur të vrapojnë, por shqiptari i ka ndjekur me vrap. 3 mundën të largohen, por ai kapi njërin prej tyre të cilin e ka tërhequr me forcë brenda në shtëpinë e tij.
Sipas medieve italiane serbi i është lutur që ta lërë të ikë dhe mos e lajmërojë policinë. “Edhe unë jam emigrant si ti. Mos e lajmëro policinë” – mësohet të ketë thënë serbi me iniciale V.D. atëherë shqiptari ka hapur frigoriferin dhe i është drejtuar: “Meqë qenke emigrant, ha çfarë të duash deri sa të vijë policia”. Sipas medieve italiane, hajduti serb është mbajtur në shtëpi derisa kanë mbërritur forcat e rendit që kanë bërë arrestimin e tij. /lapsi.al/