26gusht 2015 – Dy vjet pas rrëzimit të avionit të drogës në Divjakë u riaktivizua ky lloj trafiku nga Shqipëria në Itali. Policia italiane bllokoi në Brindizi një avion të vogël dhe 350 kg drogë që ishin siguruar në fshatrat e Vlorës. Për rrjedhojë u arretsuan 14 persona në të dy shtetet, mes tyre dhe shefi i policisë në Vlorë.

Sipas hetimeve, rezulton se droga shpërndahej me avion të vegjël nga Vlora në Itali. Operacioni ka qenë i përbashkët mes shtetit shqiptar dhe atij italian dhe në kuadër të tij janë arrestuar 6 persona në Shqipëri, përkatësisht në Vlorë dhe 8 në Itali. Rrjeti është zbuluar me anë të metodave speciale të hetimit për gati 1 muaj.

Në këtë kuadër, mëngjesin e datës 24 gusht 2015, avioni i vogël i drejtuar nga shtetasi Vilson Lamaj është nisur nga Italia me destinacion vendin tonë, duke u ulur në orën 07:02 minuta, në një zonë pa shumë lëvizje në afërsi të fshatit Xhelilaj, pranë Sevasterit në Vlorë, ku edhe ka ngarkuar një sasi prej 120 kg marijuanë.

Në momentin e uljes së avionit në Brindisi, policia italiane ka arrestuar shtetasin shqiptar Vilson Lamaj dhe bllokoi lëndën narkotike.

Personat e ndaluar në Shqipëri janë:

– Vladimir Zanaj, Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore në policinë e Vlorës

– Neko Bruhamaj, 45 vjeç, lindur e banues Ramicë, Vlorë

– Fatos Bruhamaj, 30 vjeç, lindur në Ramicë e banues në Vlorë

– Fadil Shahaj,  53 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlorë

– Igli Shahaj, 22 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlore

– Sokol Lamaj (Burhamaj), 34 vjeç, lindur e banues në Babice e Madhe Vlorë,

 

Në Itali janë arrestuar 8 persona, rezidentë në shtetin fqinj:

 

– Elizer Ahmetaj, 27 vjeç

– Xhesian Ahmetaj, 21 vjeç

– Arshi Ahmetaj, 29 vjeç

– Artjon Lamaj, 29 vjeç

– Kleo Lamaj, 30 vjeç

– Bukurosh Këshilli, 25 vjeç

– Virjon Imeraj, 32 vjeç

si edhe Vilson Lamaj, pilot i avionit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/