26gusht 2015 – Vret veten 33-vjeçari nga Hardhishta e Shijakut. Policia njoftoi paraprakisht se, rreth orës 07:00 të ditës së sotme, është gjetur i vetëvarur në banesën e tij shtetasi Sajmir Pupa, 33 vjeç.
Megjithëse është tentuar të dërgohet në spital, i riu kishte ndërruar jetë. Nuk dihen shkaqet që e shtynë 33-vjeçarin drejt këtij akti vetëflijues.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/