22gusht 2015 – Brenda një dite, policia e Shijakut arreston dy të rinj nga Katund Sukth, që kishin në pronës motorë të tipit DAYANG, por nuk kishin leje drejtimi për ta.

Në aksionin e kryer nga policia rrugore, u kap i pari Mikeljan Cuku, 23 vjeç, i cili po drejtonte motoçikletën tip DAYANG me targa AC002 pa patentën përkatëse. Pas tij u ndalua  Denis Domi 23 vjeç, po banues në Katund Sukth, pasi ai po i jepte motoçikletës DAYANG, por pa targa dha pa leje drejtimi.

Të dy janë dërguar në policinë e Shijakut me akuzën e drejtimit të mjetit pa dëshminë përkatëse.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/