21gusht 2015 – Qëlloi te zyrat e ALUIZNI-t, arrestohet shijaksi në kërkim. Enidor Dedja, 27 vjeç, banues në Shijak, u prangos sot, gati 6 muaj pas ngjarjes së ndodhur te sporteli i Zyrave të Informacionit të ALUIZNI-t. Pas një konflikti, ai akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Fabian Gashit, 41 vjeç, anues në Durrës.
Shtetasi Gashi pati dëmtime të lehta ku pas mjekimit që mori në Spitalin Rajonal Durrës u largua për në banesë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Durrës, me vendimin Nr.177 datë 26.03.2015,ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të“Vrasjes me paramendim” mbetur në tentative” dhe“ Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake”parashikuar nga nenet 78/1,22 dhe 278/4 të Kodit Penal.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/