19gusht 2015 – Një pako e dyshuar si lëndë eksplozive u gjet në lagjen 8, në trotuarin e rrugës “26 Nentori” në Durrës.
Kalimtarët kanë lajmëruar policinë menjëherë, e cila konstatoi se bëhet fjalë për një celular, i mbështjellë me natriban me ngjyrë gri, mbështetur në një unazë, rreth 5 cm e gjatë. E gjithë pako ishte mbështetur në një trup kuboid, të mbështjellë me ngjitëse natriban me ngjyrë të kuqe dhe gri.
Nga ana e Specialistëve po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave, nëse bëhet fjalë për një sasi eksplozivi apo autorët kanë dashur të shkaktojnë alarm të rremë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/