18gusht 2015 – Një 22-vjeçare është rrëmbyer në një hotel në qytetin e Durrësit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 02:40 të mëngjesit të sotëm.

Denoncimin në polici e ka bëre e ëma e vajzës, shtetësja me inicialet E.B. Sipas saj, vajza është rrëmbyer nga shtetasi me inicialet A.J, 23 vjeç, banues në Shijak. Ai e ka futurë të renë me forcë në automjetin e tij tip "X5” dhe është larguar në drejtim të paditur.

Policia ka nisur kërkimet për vendndodhjen e 22-vjeçares dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Lapsi.al/