18gusht 2015 – Ende pa u shuar jehona e krimit në Pogracec, ku burri mbyti me litar rrobash të shoqen, një tjetër femër u vra në mënyrë makabre në Shëngjergj në Tiranë. Shkëlqim Disha, 36 vjeç ka lajmëruar policinë në telefon për krimin.
Ai ka treguar se ka mbytur të shoqen 31 vjeçe, Resmien. Policia është nisur drejt fshatit malor të Tiranës dhe pritet që të dalë me një njoftim për krimin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/