18gusht 2015 – Arrestohet pas 15 vitesh në arrati shqiptari, i akuzuar për rrëmbimin, përdhunimin, vrasjen dhe fshehjen e kufomës së një vajze ekuadoriane. Ngjarja ndodhi në vitin 1999, ndërkohë që shqiptari Erjon Sejdiraj u zbuluar nga përgjimi i një telefonate.
Mediat italiane shkruajnë se ai kishte ndërruar emër, kishte hequr një shenjë identifikuese në fytyrë, ishte martuar dhe është baba i tre fëmijëve.
Në 1999, ai së bashku me dy shqiptarë të tjerë masakruan vajzën ekuadoriane, ngjarje që bëri shumë bujë. Në 2006 u arrestua një nga autorët, Robert Ziu, i cili u dënua me 23 vjet burg. Shqiptari tjetër Fatmir Vangjeli ishte në kërkim e bashkë me të edhe Sejdiraj, sot 37-vjecar. Sipas policisë italiane ai ishte një nga 100 më të kërkuarit. (Panorama)