18gusht 2015 – Këtë herë policia ia ka vërë syrin veriut për të shfarosur kanabisin. Sot, 450 forca policore, në 70 mjete dhe një helikopter u nisën nga Tirana drejt zonës së thellë të Dukagjinit në një superoperacion të ngjashëm me atë të Lazaratit një vit më parë. Dukagjini është cilësuar si vatër e mbjelljes së drogës. Në këtë zonë, policia e ka pasur të vështirë jo vetëm për të zbuluar drogën, por dhe autorët. Kultivuesit zgjedhin parcela në pyje e toka pa pronar për të mos u identifikuar.
Gjatë aksioneve të mëparshme, pronarët e drogës kanë sulmuar me armë policinë, madje në një rast rrëzuan dhe helikopterin që po patrullonte nga ajri.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/