18gusht 2015 – “Fabrika” zbulon drogë në Krujë. Nga një kontroll i ushtruar në të gjithë territorin e fshatit Picerrakë, policia konstatoi 230 rrënjë kanabis që kishin arritur deri në 1 metër e gjysmë.
Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva,ku u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.
Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/