16gusht 2015 – “Daily Mail” hedh bombën e merkatos, Lorik Cana mund të rikthehet te Sunderland ku 6 vjet më parë u transferua nga Marseille. Tabloidi prestigjoz britanik thekson se lojtari dhe klubi kanë nisur kontaktet pasi mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare mund të transefohet me parametra zero pasi është lënë i lirë nga Lazio edhe pse kontrata i skadon në vitin 2016. Cana u largua nga Sunderlandi në vitiin 2010 për t’u transferuar në Turqi te Galatasaray pas një sezoni pozitiv nën drejtimin e trajnerit Steve Bruce. “Lojtari shqiptar iu dha mundësia për të luajtur në Champions League me Galatasaray dhe oferta e Turqbve ishte shumë e mirë për t’u refuzuar në atë periudhë”, shton “Daily Mail që konfirmon se dëshira e lojtarit është rikthimi në Premier League për të ruajtur formën pasi ai dëshiron ta ndihmojë Shqipërinë në rrugën eleminatore drejt Euro 2016.Përfaqësuesi i Canës, Mark McKay flet për gazetën ku ndër të tjera thekson: “Loriku është lojtari ideal për Premier League. Ai mund të luajë në mesfushë por edhe në qendër të mbrojtjes. Ai ka një teknikë të mirë me topin dhe është i përgatitur fizikisht për futbollin anglez. Ka luajtur më shumë se 100 ndeshje me Marseille dhe Lazion dhe dëshiron të vazhdojë në nivele të larta pasi synon Kampionatin Europian”. Lajmi i “Daily Mail” vjen pas refuzimit që kapiteni kuqezi i bëri OLympiacosit në Greqi, ndërsa disa ditë më parë u përfol edhe për një qëndrim të mundshëm të mbrojtësit në Romë për të respektuar kontratën me Lazion deri në Qershorin e vitit 2016.
“Daily Mail”: Cana pranë Sunderland
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Raportimet për gratë e dyshimta me shami, reagon anëtari i KB Durrës
Operacionet kundër Hezbollahut në Liban, 2454 të vrarë dhe mbi 7 mijë të plagosur në gjashtë javë luftime!
4 arrestime në Milano e një xhiro prej 1.2 milionë eurosh, eskorta dhe festa për sportistët: Piloti i Formula 1 do një vajzë me pagesë!
U dëmtua gjatë një sulmi ajror rus, rihapet tubacioni “Druzhba”. Zelensky: Gati rifillimi i furnizimit me naftë drejt Europës





