16gusht 2015 – Gruaja rrahu burrin në sy të fëmijëve, kapet pas 6 ditësh kërkimi. Policia e Lushnjës arrestoi 26-vjeçaren Edmonda T., banuese në fshatin Stan-Karbunarë, e cila kërkohej për dhunë në familje.
Më 10 gusht ajo akuzohet se, në prani të fëmijëve, ka rrahur bashkëshortin e saj, shtetasin me inicialet N.T, duke i shkaktuar lëndime në fytyrë. Më pas ajo është larguar nga banesa, duke iu shmangur përballjes me policinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprën penale “Dhuna në familje”. Gruaja e re po merret në pyetje në lidhje me shkaqet e konfliktit që çoi në dhunë fizike ndaj të shoqit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/