16gusht 2015 – Policia e Shkodrës ndaloi sot në mëngjes tre persona që trafikonin armë e drogë. Operacioni i koduar “Drishti” bëri kapjen në flagrancë të Vladimir Papajt, 29 vjeç, Hilmi Uruqit, 31 vjeç dhe Sabri Arës, 55 vjeç. Ata po ndiqeshin prej dy javësh nga policia pas marrjes së informacioneve për veprimtarinë ilegale.
Në flagrancë iu bllokuan 30.5 kg marijuanë, 4 armë zjarri automatike, 1 pistoletë, 2 krëhëra me fishekë, një thikë, si dhe 3 kartëmonedha 1 mijë lekëshe, të shënuara më parë, një shkop metalik, një jelek antiplumb si dhe makina “Jeep” pa dokumente. Policia dyshon se grupi kishte qëllime kriminale që nuk bëhen publik për shkak të hetimit. Deri tani ata kanë vetëm akuzat e prodhimit dhe trafikut të drogës dhe armëve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/