15gusht 2015 – Edgar Çani shpallet lojtar i lirë. Sulmuesi shqiptar ka arritur një marrëveshje me klubin e Catanias, duke i falur 30 mijë euro detyrime të prapambetura. Pas dënimit të klubit dhe zbritjes në Lega Pro, menaxherët e sulmuesit, Vinçenzo Morabito dhe Mario Cenolli, negociuan me drejtuesit e Katanias për zgjidhjen e kontratës.Lajmin e konfirmon një nga agjentët e Çanit. “Arritëm të prishnim kontratën me konsensus, duke ia falur klubit të Katanias të gjitha borxhet që i ka pasur Çanit në këto vite, rreth 30 mijë euro”, sqaroi menaxheri shqiptar i FIFA-s, Cenolli. Ndërkohë, në lidhje me të ardhmen, ky i fundit sqaroi se sulmuesi ka tri oferta konkrete. “Krotone është interesuar, por s’ka asnjë marrëveshje. Jemi në bisedime me Breshian dhe Viçencën në Itali, por gjithashtu ka një ofertë edhe nga klubi hungarez, Videoton”, përfundoi agjenti i Çanit.
Çani i fal 30 mijë euro Catanias
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Situata del jashtë kontrollit në BBV/ Miri dhe Mateo përballje fytyrë më fytyrë: I fëlliqur, o i pështirë
Autoritetet portugeze kapin 9 ton kokainë në një nëndetëse, droga ishte e destinuar për tregun europian
Foltorja e opozitës/ Flet qytetari: Protesta e 24 janarit arriti objektivin…
“Manjak!”/ Ina revoltohet ndaj Stenaldos: Sheh çdo femër që vjen…





