15 gusht 2015 – Në zbatim të urdhrit të komandës së Forcës Detare, anijet e flotiljes kryejnë patrullime të vazhdueshme në të gjithë hapësirën detare shqiptare. Ndërsa “Butrinti” dhe “Oriku” patrullojnë zonën Vlorë – Sazan – Sarandë, anijet “. Për më se tre muaj, sipas një grafiku të caktuar, dy anijet e krahut veriperëndimor të flotiljes ushtarake detare, “Lissus” dhe “Iliria”, po kryejnë patrullime të vazhdueshme në zonën e tyre të përgjegjësisë, Gjiri i Durrësit-grykëderdhja e Erzenit-Gjiri i Lalëzit-Kepi i Rodonit-grykëderdhja e Drinit deri në derdhjen e Bunës.
Komanda e Forcës Detare me seli në Plepa të Durrësit bën të ditur se qëllimi i këtyre patrullimeve ka të bëjë me zbatimin e legjislacionit shqiptar dhe akteve të së drejtës ndërkombëtare për detin, sigurimin e lundrimit detar dhe sigurimin e jetës në det, për të cilat ekuipazhet kanë fituar përvojën e duhur gjatë operacioneve të kryera më parë. Gjithashtu, nëpërmjet këtyre patrullimeve, bëhet verifikimi, kapja dhe kontrolli i mjeteve lundruese që tentojnë të bëjnë kalim të paligjshëm të njerëzve, mallrave apo lëndëve narkotike. Parandalimi i ndotjes së mjedisit detar, peshkimit të paligjshëm, ruajtja e pasurive nëndetare, detare dhe vlerave arkeologjike është pjesë e misionit të detarëve.
Pas patrullimeve “Lissus”-i dhe “Iliria” bregëzohen në molet e bazës së Shëngjinit dh në portin e Durrësit. Komandanti i anijes “Lissus”, kapiteni i rangut III Silvan Boni, thotë se, pavarësisht ngarkesës me shërbime e patrullime, efektivi i anijes “Lissus” është kurdoherë i gatshëm për t’iu përgjigjur çdo situate në det.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





