15 gusht 2015 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut të Durrësit bëri të ditur se, më 14 gusht 2015, komisariati i Krujës ka zhvilluar operacionin e koduar “Bubq 2015”. Nga kontrolli i ushtruar në të gjithë territorin e fshatit Mallkuç të Bubqit në Krujë u zbuluan 14 parcela me 572 rrënjë kanabis, që u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre si provë materiale. Vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/