15gusht 2015 – Një rast pedofilie shënohet në fshatin Mëmëlisht të Pogradecit. M.B., 76 vjeç po hetohet nga policia për ngacmim seksual të një fëmije vetëm 5 vjeç. Ai u kap në flagrancë, ndërsa prekte në vende intime djalin e vogël, me inicialet L.Gj. nga Pogradeci. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale  “Vepra të turpshme” parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/