15gusht 2015 – Kur të gjithë i kërkonin ato në fakt ishin duke postuar video në youtube. Orialda dhe Klevisa Kajtazi, të cilat u zhdukën prej 1 muaji nga banesa, pasi helmuan prindërit e motrën, i vunë zjarrin shtëpisë dhe vodhën 5 milionë lekë, kanë rrëfyer se gjithçka e bënë për hakmarrje ndaj familjarëve. “Ata na rrihnin, nuk na kuptonin, na fyenin. Na quanin kurva, parazite, injorante kur në fakt ne nuk kishim bërë asgjë. Na hoqën nga shkolla e nuk na linin kurrë të dilnim, ndryshe nga çfarë thanë se ne dilnim për jetë nate”, tregojnë vajzat. Në video ato mundohen të “fusin në sherr” dhe të afërmit me njëri-tjetrin, ndërsa tregojnë se prindërit fyenin kushërinjtë e fqinjët.

Njëra 18 dhe tjetra 14 vjeçe, qëndruan gjatë kësaj kohe në një banesë me qira në Vlorë, ku ndryshuan pamje, duke u bërë bjonde dhe lëviznin me kapele e syze dielli për të mos u dalluar.

Më 11 gusht ato kanë postuar disa video, ku tregojnë arsyet pse u larguan nga shtëpia, ndërsa kërcënojnë se të gjalla nuk kthehen më në shtëpi. Në fakt ato u arrestuan nga policia si fajtore për helmimin e familjarëve, shkatërrimin e banesës dhe vjedhjen.

Pritet që në gjykatë të vihen përballë akuzave dhe familjarëve, për herë të parë pas 1 muaji.

https://www.youtube.com/watch?v=i3PWaiJR2NU

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/