13 gusht 2015 – Një burrë 45-vjeçar nga Durrësi është vënë në pranga, pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze të re, po nga Durrësi.

Bëhet fjalë për shtetasin Ndriçim Ballunga, i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen E.M. 24 vjeçe. Burime nga blutë e Durrësit nuk bëjnë me dije detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje, se kur dhe si ka ndodhur përdhunimi i të resë.

Mësohet se specialistët për Krimet e arrestuan në flagrancë 45-vjeçarin, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Materialet e çështjes i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/