12 gusht 2015 – Ashtu siç dhe u lajmërua një ditë më parë nga ambasada gjermane në Tiranë për riatdhesimin e disa azilkërkuesve shqiptarë, sot pasdite mbërriti një avion me 70 persona në Rinas.
Mes azilkërkuesve kishte edhe gra e fëmijë. Ata pretendojnë se nuk u lajmëruan që do të ktheheshin në Shqipëri, por u është thënë thjesht se do t’iu ndryshonin shtëpinë.
Ndërkohë, ditën e nesërme pritet që një tjetër avion të mbërrijë me 125 shqiptarë, të cilët do të kthehen në mënyrë vullnetare.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





