12 gusht 2015 – Turisti boshnjak që u deklarua i humbur mbrëmjen e kaluar në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, është gjetur shëndoshë e mirë.
Mësohet se turisti 73-vjeçar Hasan Hoxhiç nga Bosnja kishte humbur kontaktet me familjarët e tij që prej orëve të pasdites.
Pas kërkimeve të shumta nga toka e deti, policia ka arritur të gjejë të moshuarin teksa shëtiste buzë detit. Duke ecur, i moshuari kishte arritur deri në Golem.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





