11 gusht 2015 –  Ndonëse është piku i sezonit turistik, teksa ujësjellësi i Durrësit po vuan dhe pasojat e thatësirës, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) u heq dritat dhe pompave në Fushë-Krujë.

Sipas OSHEE-së, të martën, më 11 gusht 2015, nga ora 10.00-13.00, po bëhen punime për mirëmbajtjen e rrjetit në nënstacionin e Fushë-Krujës. Për pasojë, ka mungesë energjie në qytetin e Fushë- Krujës, burgun e Fushë-Krujës, pompat e ujësjellësit të Fushë-Krujës, pompat e ujësjellësit të Durrësit, si dhe në fshatrat Breg-Shkozë, Nikël, Borizanë, Halil, Luz, Budull, Ura e Gjolës, Bubq, Mazhë etj., si dhe në bizneset e zonës.

/th. m. agjencia  lajmeve “Dyrrah”/