11 gusht 2015 – Një 22 vjeçar me banim në fshatin Manëz të Durrësit është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë nga fshati Çerragë i Belëshit.
Djali me inicialet F.S., pasi ka kryer marrdhënie seksuale jashtë dëshirës së 24-vjeçares me iniciale E.K., dyshohet se i ka vjedhur edhe një telefon celular dhe një sasi lekësh.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe po punon për kapjen e 22-vjeçarit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





