10 gusht 2015 – Shtatë humbje në po kaq ndeshje ishte bilanci i kombëtares shqiptare U-18 në basketboll për femra në Kampionatin Europian të Basketbollit divizioni B, zhvilluar në Bukuresht prej datës 30 korrik deri më 9 gusht.
Humbjen më të thellë vajzat tona e regjistruan kundër Suedisë në shifrat 106 – 21, ku në një prej periodave, vajzat tona arritën të realizojnë vetëm 2 pikë.
Ja dhe rezultatet e arritura nga kombëtarja jonë U-18 në këtë europian:
Shqipëri – Bjellorusi 21 – 100
Shqipëri – Turqi 31 – 102
Shqipëri – Suedi 21 – 106
Shqipëri – Zvicër 22 – 95
Shqipëri – Irlandë 47 – 78
Shqipëri – Qipro 57 – 84
Shqipëri – Islandë 50 – 70
Tashmë radhën e ka kombëtarja e vajzave U-16 që do të marrë pjesë në Divizionin B të Kampionatit Europian që do të zhvillohet në Ohër dhe Strugë të Maqedonisë nga data 13 deri 23 gusht. Kombëtarja jonë është në grupin A së bashku me Danimarkën, Suedinë, Zvicrën dhe Rumaninë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/