9 gusht 2015 – Gugash Magani trajneri i Teutës, pas prezantimit të skuadrës në “Egnatia Kup”, por dhe duke e parë se çfarë ka bërë në periudhën përgatitore të Bullgarisë, ka konfirmuar se skuadra e tij do të jetë në Europë sezonin e ardhshëm.

“Teuta luajti mirë në këtë triangolare. Skuadra ka punuar mirë si grup, si në lojën aktive, por dhe atë pasive. Më pëlqeu loja e disiplinuar e skuadrës. Futbollistët i kryen me seriozitet detyrat e ngarkuara, ndërsa jemi përballuar si të barabartë me Partizanin e Frozinonen. Penalltitë janë dhe fat. Sa për organikën mund të them që nuk besoj se ka trajner që nuk do të ketë sa më shumë lojtarë cilësor në skuadër. Organika duhet të jetë e plotë, ndërsa ne kemi të gërshetuar në skuadër elementin e përvojës me të rinjtë. Unë e kam thënë dhe herë të tjera që jemi për Europë sivjet. Unë besoj se kampionati do të jetë i fortë, por Teuta do ta thojë mirë fjalën e vet”, është shprehur trajneri i “djemve i “djemve të detit”, Magani.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/