8 gusht 2015 – Pasi ka shlyer dënimin, ish-lojtari i Nice, Marseille dhe Bordeaux mendon të kthehet menjëherë në fushë. Diaëara ka përfunduar pas hekurave për shkak të një historie për larje hesapesh të përfunduara keq…dhe për një makinë luksi. Pas burgut, një rikthim në “Ligue 1” do të ishte një normalitet për 36-vjeçarin, Souleymane Diaëara.

Mbrojtësi ka luajtur 339 ndeshje në divizionin e parë francez. Në burg, në Marseille, Diaëara hyri në 9 prill me akuzën për grabitje. Atë kohë, senegalezi ishte ende në skuadrën e Nice. Por një denoncim nga një person i njohur, shitës makinash luksi, ka ndërprerë ecurinë e lojtarit me skuadrën, me të cilën ka luajtur 14 ndeshje. Gjithçka ka ndodhur për një makinë të blerë, por që nuk u dorëzua kurrë.

Më pas, si alternativë Diaëara-s i është dhënë një Porsche i vjedhur. Në mungesë të rimbursimit, lojtari ka dërguar vëllanë e tij dhe tre persona të tjerë për të zgjidhur çështjen, që përfundoi me arrestimin e tij. Nga burgu, ku kaloi edhe një periudhë në izolim, Diaëara doli më 26 qershor. Që nga ajo ditë, shpjegon “L’Equipe”, senegalezi stërvitet me një trajner personal dhe kërkon me ngulm një skuadër të re, mundësisht në Ligën e Parë franceze.

Por pavarësisht ngjarjes, lojtari nuk e ka humbur sensin e tij të humorit: “Herën tjetër që do të dua një makinë të re, do të shkoj në një konçensionare…”

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/