7 gusht 2015 – Partizani shpallet fituesi i trofeut ”Egnatia Cup”. Të kuqtë kanë fituar të dyja takimet ndaj Teutës me penallti dhe ndaj Frozinones me gol të Raçiç. Me 5 pikë të grumbulluara nga dy ndeshjet e luajtura Partizani arrin që në fund të ngrejë lart këtë trofe. Për herë të parë në Shqipëri u luajt një triangolare, ku pjesëmarrës ishte edhe një klub italian i Serisë A.

Partizani, së bashku me Teutën dhe Frozinonen, që këtë sezon do të garojë në Serinë A në stadiumin “Qemal Stafa”, luajtën një triangolare, e vlefshme për turneun “Egnatia Cup”. Turneu u hap në orën me takimin Frozinone-Teuta. Përballjet e këtij turneu zgjasin 45 minuta. Ndeshja e parë, FROZINONE – TEUTA u mbyll 0-0 (5-4 me penallti). 45 minutat mes këtyre dy ekipeve u mbyllën në barazim 0-0 dhe gjithçka u vendos nga penalltitë. Frozinone ishte më kërkuese dhe ka pasur disa mundësi të mira për të shënuar, por pa rezultat. Teuta është mbrojtur mjaft mirë dhe nuk ka lejuar italianët që të realizojnë. Në fundin e 45 minutave, Lamce ka pasur një mundësi për të kaluar ekipin e tij në avantazh por nuk ia doli. Pas gjuajtjeve të penalltive, ekipi italian fitoi 5-4 duke fituar këtë ndeshje. Ndeshja e dytë u luajt mes Partizanit dhe Teutës. Edhe ky 45 minutësh u mbyll në barazim 0-0 ku durrsakët luajnë mirë madje kanë edhe rast shënimi. Partizani ka fituar me penallti ndaj Teutës me rezultatin 3-1. Të kuqtë u treguan më të saktë nga pika e bardhë.

Ndeshja e fundit ishte ajo midis Partizanit dhe Frosinones ku Partizani fitoi 1-0. Në minutën e 24-t Stevan Raçiçe ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke shënuar një supergol. Edhe skuadra italiane pati shanset e saj në 45 minutat e luajtura, por nuk i ka shfrytëzuar si duhet. Të besuarit e Starovës e nisin sezonin e ri me një trofe. Nga ky turne Teuta tregoi se ishte një ekip mjaft i fortë pasi barazoi si ndaj Frosinones që eshtë ekip I Serie A ashtu edhe me Partizanin, por u mund vetëm nga gabimet e goditjeve të 11 metërshave, megjithatë durrsakët dolën me kokën lart nga ky turne miqësor. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/