6 gusht 2015 – Një nënë dhe e bija foshnjë të konsideruara të zhdukura që detyroi policinë ishullore të lëshojë alarmin, janë gjetur të sigurta dhe në gjendje të mirë. Policia e qytetit Merzisajd (Merseyside) në veriperëndim të Anglisë bëri çmos për gjetur vendndodhjen e 24-vjeçares Anisa Lamaj dhe vajzës së saj pesëmuajshe Medine nga qyteti i Everton-it.
Anisa, e cila është me origjinë nga Shqipëria dhe e bija ishin parë për herë të fundit në fund të qershorit 2015. Ajo u raportua e zhdukur më 7 korrik, pasi nuk kishte ardhur dot në një takim. Policia bëri apel në media (shih faksimilen). Por më 6 gusht 2015 policia e Merzisajd-it konfirmoi se nënë e bijë u gjetën dhe “janë të sigurta dhe mirë” në qendër të qytetit të Liverpulit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





