3gusht 2015 – Ende nuk është mbushur 1 vit nga krimi që i mori jetën kunatave të moshuara, Elsa dhe Gjinovefa Vava, në lagjen 11 të Durrësit. Ngjarja është më e rënda ndër vite në qytetin bregdetar. Gjithçka ka ndodhur për një qese me monedha ari për të cilat kishte dijeni nipi i viktimave, Artur Kaçanolli. Bashkë me dy të arrestuarit Indrit Shaqja dhe Velson Elmazi, ai thuri planin për të grabitur dy të moshuarat, madje qëllimin ta realizonin edhe duke u marrë jetën. Fund të cilin nuk e menduan dy herë për të realizuar. Prokuroria e Durrësit publikoi sot dosjen e plotë mbi hetimet e këtij krimi makabër. Gazeta “Dyrrah” po jua sjell me detaje.

 

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim shtetasit Indrit Shaqja, Velson Elmazi dhe Artur Kaçanolli, të akuzuar për vjedhje me pasojë vdekjen e dy të moshuarave, Gjinovefa dhe Elsa Vava, ngjarje e ndodhur 02.09.2014 në lagjen 11 të qytetit.

I pandehuri Kaçanolli, i cili ishte edhe i afërm i të moshuarave, ishte në dijeni se ato mbanin në shtëpi sende me vlerë dhe para në shuma të konsiderueshme. Për këtë arsye vë në dijeni shtetasin Indrit Shaqja, i cili organizon planin në bashkëpunim me shtetasin Velson Elmazi, në bazë të informacionit të dhënë nga i pandehuri Kaçanolli, dhe, në mesnatën e dt. 2 Shtator 2014, hyjnë në shtëpinë ku jetonin vetëm dy të moshuarat.

Gjatë tentativës së tyre për të vjedhur, të moshuarat i kanë ndjerë dhe janë zgjuar nga gjumi, por janë gjendur nën sulmin e menjëhershëm të Indritit dhe Velsonit, të cilët kanë goditur fizikisht të moshuarat, më pas i kanë lidhur këmbët e duart, si edhe u kanë mbyllur gojën me tufë leckash, duke u shkaktuar atyre vdekjen për shkak të dhunës dhe asfiksisë. Ndërkohë, në shtëpi, në një dhomë më vete, ka qenë edhe një e moshuar e tretë, motra e paralizuar e viktimës Gjinovefa, shtetasja Marjana Vana. Në dhomën e Marjanës nuk ka pasur ndërhyrje dhe ajo nuk e ka kuptuar se çfarë po ndodhte në dhomat e tjera.

Aksioni vjedhës është kryer nga të pandehurit Indrit Shaqja dhe Velson Elmazi, në dijeni e plotë të Artur Kaçanollit, i cili e ka ditur qëllimin e bashkë të pandehurve dhe ka lejuar me dashje direkte ardhjen e pasojës (vdekjen e të moshuarve). Vjedhja ka vijuar rreth 30-40 minuta dhe më pas ata janë larguar pasi kanë marrë mbi 200 mijë lekë të reja, bizhuteri me vlerë, si edhe rreth 20 monedha franga ari.

Hetimi ndaj të pandehurve është zhvilluar me masën e sigurisë “arrest me burg”. Fillimisht janë arrestuar të pandehurit Velson Elmazi dhe Artur Kaçanolli. Më pas, është arrestuar në Spanjë dhe ekstraduar për në Shqipëri edhe i pandehuri Indrit Shaqja. Të tre të pandehurit akuzohen për veprën penale të “vjedhje me pasojë vdekjen” në bashkëpunim, 2 herë.

Po ashtu, në kuadër të këtij procedimi penal, është marrë e pandehur edhe shtetasja Valbona Shaqja, bashkëshortja e Indritit, e akuzuar për veprën penale të “Përvetësimit i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. Kjo akuzë është ngritur ndaj saj, për faktin se gjatë hetimit rezultoi se shtetasja Valbona, në dijeni të sendeve të vjedhura nga bashkëshorti i saj në shtëpinë e të moshuarave Vava, i ka zhvendosur shumat e parave dhe bizhuterive pak para se të zhvillohej kontrolli policor në shtëpinë e tyre, pasi që në momentin e parë janë ngritur dyshime si autor të kësaj ngjarje shtetasin Indrit Shaqja. Pasi ka përfunduar kontrolli policor, shtetasja Valbona i ka rikthyer sërish shumat e parave në shtëpinë e saj dhe më tej ia ka dhënë bashkëshortit, Indrit Shaqja, për t’i përdorur më pas që të largohej nga Shqipëria.

INFORMACION I ZGJERUAR

Për këta të pandehur, është ngritur akuza lidhur me ngjarjen e datës 02.09.2014 kur rreth orës 06.20 janë gjetur të vdekura në banesën e tyre shtetaset Gjenovefa Vava dhe Elsa Vava. Kjo banesë ndodhej në lagjen nr. 11, Durrës.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se të dy viktimat ishin në dhoma të ndryshme të katit të dytë të banesës, ishin me rroba gjumi dhe se ato ishin të lidhura me qese ngjitëse skoc në gojë e në këmbë dhe në duar. Ato ndodheshin pranë krevateve dhe në të dy këto dhoma u vunë re rroba dhe sende të hedhura rrëmujë në të gjithë dhomat. Po kështu është vënë re se edhe në dy dhomat e tjera që ndodheshin në katin e dytë të banesës ishin hedhura në dysheme rrëmujë sende dhe rroba të ndryshme. Madje në njërën nga dhomat ku kishte një dollap, dyert e këtij dollapi ishin të hapura duke u thyer dryni. Në këtë dollap dyshohej se mbaheshin para dhe dokumente të ndryshme nga ana e viktimave. Po kështu rrëmujë në sende e rroba është vënë re edhe në sallonin e katit të dytë ku kishin dalje këto dhoma.  

Gjithashtu ka rezultuar se në njërën nga dritaret e katit të parë është gjetur hapje me forcë e tyre, nga ku është bërë hyrja në banesën në fjalë. Në katin e parë të kësaj banese në njërën nga dhomat ka qenë edhe motra e shtetases Gjenovefa Vava – e cila është e paralizuar. Kjo shtetase nuk ka pësuar asnjë lloj dhune apo dëmtimi dhe se në dhomën e saj nuk është vënë re rrëmujë dhe nga deklarimet e saj nuk rezulton të ketë pasur dijeni për atë se ҫfarë ndodhte në katin e dytë të banesës.

 

Nga pyetja e shtetasit Vaso Vava- djali i Elsa Vavës, i cili jetonte në një banesë ngjitur me banesën e ndodhjes së ngjarjes, rreth ores 06.15, ka pare qe dera e jashtme e oborrit ka qene e hapur. Duke parë këtë ka pritur disa minuta dhe i ka rene numrit te telefonit te shtepise, por nuk eshte pergjigjur asnje person. Me pas ka shkuar per te pare se si ishin. Kur eshte afruar ka pare se dhe dera per ne hyrjen e baneses ka qene e hapur, po keshtu ka konstatuar dhe dritaren e guzhines te hapur me force. Ka filluar te therrasin nenen dhe hallon e tij Gjenovefen por asnjera per tyre nuk pergjigje. Kur eshte ngjitur ne katin e  dyte te baneses fillimisht eshte futur ne dhomen ku flinte Gjenovefa dhe ka pare se dhoma ishte rremuje dhe Gjenovefa gjendej e shtrire ne toke ku ishte e lidhur me nje carcafe dhe ne fytyre ishte e lidhur ne pjesen e gojes me skoce trasparent. I ka zgidhur carcafin duke i folur por nuk pergjigjej. Me pas ka shkuar ne dhomen ku flinte mamaja e tij Elsa dhe aty ka konstatuar rremuje te pajisjeve dhe ka parë mamanë e tij të shtrire në krevat ku i kishin lidhur duart, kembet dhe fytyren ne pjesen e gojes me skoc, i ka folur por nuk pergjigjej. Ne vazhdim i ka prere skocin qe kishte ne goje dhe ka pare se ne goje kishte nje leck. Aty ka kuptuar se kishte nderruar jete. Pas kesaj ka njoftuar kunatin e tij qe te njoftonte policine per ngjarjen. Ka zbritur poshte ne katin e pare te baneses ku rrinte halloja tjeter Marjana Vava e ka pyetur nese ka pare apo ka degjuar gje por ajo i ka thene se nuk ka pare gje. Ai shpjegon se dhe ne nje dhome qe e perdornin si magazine ne katin e dyte mbanin ne nje dollap kursimet e tyre me vlere rreth 200.000 – 300.000 leke te reja si dhe dokumenta te tjera edhe kjo dhome ka qene rremuje dhe dollapi ishte hapur me force. Sipas shtetasit Vaso Vava, viktimat mund të kenë patur monedha floriri në shtëpi, dhe njërën prej tyre Viktima Gjenofeva ia ka dhuruar djalit të Vasos me rastin e lindjes para 8 muajsh, ndërkohë që monedhat e tjera nuk gjenden në banesë pas ngjarjes. Po kështu sipas shtetasit Vaso Vava, rezulton se para ngjarjes në banesën e viktimave janë bërë kërkime për gjetje floriri. 

Nga këqyrja e kufomave të dy viktimave në datë 02.09.2014 ora 10.00 – 14.45, ka rezultuar se në to është ushtruar dhunë fizike në pjesë të ndryshme të trupit, dhe se vdekja ka ardhur e kombinuar nga kjo dhunë që ka shkaktuar asfiksi mekanike.

Nga veprimet e kryera në lidhje me këtë ngjarje ka rezultuar se janë të pandehurit Velson Elmazi dhe Indrit Xhemal Shaqja që në bashkëpunim me njëri tjetrin janë futur në banesën e viktimave, i kanë lidhur viktima dhe kanë kontrolluar nëpër shtëpi për para e monedha floriri dhe kanë marrë paratë e flori të gjetura aty. Kanë qenë vetë të pandehurit Velson Elmazi e Indrit Shaqja të cilët kanë deklaruar rrethanat e kryerjes së veprës penale. Ata kanë shpjeguar me hollësi mënyrën e ardhjes në banesë, futjen në këtë banesë, lidhjen e grave nëpër dhoma e më pas kërkimi për para, flori, gjetjen e parave e florinjve dhe largimin. Kështu më konkretisht ata – të pandehurit Velson Elmazi dhe Indrit Shaqja kanë shpjeguar se janë janë futur në banesë të dy duke kaluar murin e avllisë dhe që bie në një si tip kasolle magazinë dhe më pas kanë hapur me forcë dritaren e një dhome që binte në oborr dhe pas hapjes së derës së brendshme të kësaj dhome kanë hypur direkt nëpërmjet shkallëve në katin e dytë të banesës ku ndodheshin dy dhomat ku flinin secila nga viktimat veҫ e veҫ, dhe dy dhoma të tjera. Pasi kanë hypur në katin e dytë, kanë hyrë me rradhë tek dhomat e dy viktimave të cilat i kanë lidhur në gojë, duart e këmbët e njërës prej tyre futur edhe një shuk lecke në gojë. Viktimat përpara se të lidheshin kanë qenë në gjumë, por më pas pas futjes në dhomë të dy autorëve janë zgjuar por nuk kanë mundur të ҫohen, pasi janë kapur nga autorët duke i lidhur e mbajtur me forcë pasi ato kanë lëvizur për të shpëtuar. I pandehuri Velson ka shpjeguar se ka qenë ai që i ka mbajtur me forcë, ndërsa lidheshin nga i pandehuri tjetër Indrit Shaqja me skocë e ҫarҫafë në gojë, duar e këmbë e madje ka qenë i pandehuri Indrit Shaqja që i ka futur leckën në gojë shtetases Elsa Vava.

Pas lidhjes së dy viktimave, të dy autorët Velson Elmazi dhe Indrit Shaqja kanë filluar të kontrollojnë për lekë e flori, duke hedhur sende e rroba ҫfarë gjenin në dhomë. Në njërën nga dhomat e pikërisht tek ajo që ndodhej përballë dhomës së viktimës Gjenovefa Vava kanë gjetur një dollap të mbyllur me dryn, të cilën i pandehuri Indrit e ka hapur me anë të një leve. Kur kanë hapur dollapin kanë gjetur një kuti në të cilën kur e kanë hapur kanë gjetur para në lekë të prerjes 1000-she dhe monedha floriri të cilat i ka marrë i pandehuri Indrit Shaqja. Më pas kanë kontrolluar seicili prej tyre edhe dhomat e tjera dhe larguar nga shtëpia, duke i lënë gratë të lidhura. Monedhat e floririt ishin të futura në dy qese të tejdukshme, që sipas të pandehurit Velson në këto qese ndodheshin rreth 20 monedha që kishin një pamje sa monedha e 100 lekëshit të ri.

Sipas deklarimit të të pandehuri Velson Elmazi, rezulton se për këtë vjedhje ka qenë i pandehuri Indrit Shaqja që i ka thënë dhe i ka treguar banesën ku do të kryenin vjedhjen dhe i cili e ka marrë nga Tirana me qëllim që të kryenin këtë vjedhje. Sipas deklarimit të këtij shtetasi, rezulton se të dy autorët kanë hyrë në banesën e ngjarjes rreth orës 02.30 dhe kanë qëndruar gjysëm ore deri në treҫerek ore. 

Gjithashtu ka rezultuar nga provat, se për këtë vjedhje është biseduar nga i pandeuri Indrit Shaqja me të pandehurin Artur Kaҫanolli i cili është djali i mbesës së viktimës Gjenovefa Vava, dhe mamaja e të pandehurit Artur Kaҫanolli në banesën e viktimave ka dy dhoma përballë njëra tjetrës në të dy anët sapo hyn në katin e parë të banesës, të cilat nuk janë lëvizur nga dy autorët e ngjarjes. Por përkundrazi rezulton se sapo kanë hyrë në banesë nëpërmjet njërës prej këtyre dhomave janë ngjitur direkt në katin e dytë të banesës, ku banonin viktimat. I pandehuri Artur Kaҫanolli nisur nga kjo lidhje ka patur hyrje e dalje në shtëpinë ku ka ndodhur ngjarja dhe banon në Shijak- pikërisht në qytetin ku banon edhe shtetasi Indrit Shaqja. Po kështu rezulton se I pandehuri Artur Kaҫanolli disa orë para ngjarjes, është takuar me dy të pandehurit Indrit Shaqja dhe Velson Elmazi dhe më tej kanë biseduar në telefon me shtetasin Indrit Shaqja rreth orës 22.00 dhe rreth orës 03.00, dhe më konkretisht me date 01.09.2014 ora 21:59, 22:09 dhe datë 02.09.2014 ora 03:12. Gjatë takimit me të pandehurin Artur Kaҫanolli, ky I fundit I ka thënë të pandehurit Indrit Shaqja se në banesën ku ndodhi ngjarja, kishte përveҫ parave dhe sende me vlerë dhe se I pandehuri Indrit Shaqja kishte pistoletë. Po kështu ka rezultuar sipas deklarimeve të të pandehurit Indrit Shaqja se skocin që kanë përdorur për të lidhur dy gratë viktima e kishin blerë para se të vinin në banesën ku ndodhi ngjarja. Gjithashtu nga deklarimet e të dy të pandehurve Indrit Shaqja e Velson Elmazi, në banesë ndodheshin sende me vlerë – flori e lekë dhe kjo është arsyeja se përse kanë hyrë në këtë banesë. I pandehuri Velson Elmazi ka shpjeguar se është vjedhur flori, ndërsa I pandehuri Indrit Shaqja ka shpjeguar se janë vjedhur rreth 200.000 lekë, varëse floriri dhe orë.

Monedha e floririt, të marrë si model nga familjari I viktimave, dhe që dyshohet se viktimat kanë patur në shtëpi e janë vjedhur sipas deklarimit të të pandehurit Velson Elmazi, I është nënshtruar ekspertimit nga Qendra e Studimeve Albanologjike nga ku ka rezultuar se: “monedha është si prerje e Republikës Franceze të vitit 1987, me vlerën e përcaktuar prej 20 frangave. Si një objekt I trashëgimisë kultorore ajo përmban vlera numizmatike. Bashkëngjitur po vendosim një kopje të printuar të një monedhe të ngjashme si ajo e përshkruar më sipër, që vjen nga një ankand shitjeje I gjetur në internet”. Sipas kësaj të dhëne rezulton se kjo monedhë është shitur në internet në vlerën 295 euro. 

Nga sa më sipër, nisur nga faktet e konstatuara – pozicionin e viktimave, lidhja e tyre në duar, këmbë e gojë me letër ngjitëse e me ҫarҫafë, rrëmujën e gjetur në dhomat e tyre dhe në dhomat e tjera të banesës, marrjen e parave që kishin viktimat e shoqëruar kjo me dhunime të shtetasve Gjenovefa Vava dhe Gjenofeva Vava të cilat për pasojë kanë gjetur vdekjen, arrijmë në konkluzionin se në rastin konkret janë konsumuar elementët e veprës penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen” në bashkëpunim  – dy herë, të parashikuar konkretisht nga neni 141, 25, 141, 25 i K.Penal. Kjo vepër është kryer në bashkëpunim nga të pandehurit Indrit Shaqja, Velson Elmazi dhe Artur Kaçanolli secili në rolet e tyre. Kështu të tre të pandehurit së bashku kanë organizuar këtë vjedhje, duke ditur se brenda në banesë viktimat kishin flori dhe lekë. Për të dhënat në këtë banesë ka qenë i pandehuri Artur Kaçanolli ai i cili ka patur dijeni për të paturit e monedhave në lekë e flori e pozicionimit të dhomave në banesë, për shkak të lidhjeve familjare që kishte nëna e tij me dy viktimat dhe për më tepër që nëna e tij kishte një dhomë në këtë shtëpi që gjatë këqyrjes u gjet e pahapur dhe e palëvizur. Gjithashtu të tre të pandehurit kishin dijeni se në dhomë ndodheshin gratë dhe për këtë arsye kanë blerë para se të shkohej në banesë skoç – letër ngjitëse të cilat ia kanë vendosur në gojë viktimave për të mundësuar vjedhjen e planifikuar. Dhe jo vetëm kaq, por të pandehurit kishin marrë levë hekuri me vete dhe rroba për t’u maskuar, çka tregon se hyrja në këtë banesë ka qenë e mirëorganizuar nga të pandehurit të cilët edhe janë takuar gjatë ditës disa orë para se të kryenin vjedhjen dhe kanë biseduar në telefon ndërmjet tyre si para vjedhjes ashtu edhe pas kryerjes së vjedhjes. I pandehuri Artur Kaçanolli kishte njohje me të pandehurin Indrit Shaqja dhe e dinte se çfarë përfaqësonte ky i pandehur – i cili ishte i dënuar më parë për vepra penale të rrezikshme dhe pas organizimit të kryer, duke qenë se ai i njihte viktimat nuk ka shkuar vetë në banesë, por kanë shkuar të pandehurit Indrit Shaqja dhe Velson Elmazi si persona që nuk ishin të njohur për lagjen përreth ku ndodhej banesa dhe po kështu edhe me viktimat e familjarët e tyre. Pikërisht nisur nga sa më sipër, duke ditur faktin që i pandehuri Artur Kaçanolli së bashku me dy të pandehurit e tjerë kanë organizuar vjedhjen në banesën e viktimave duke marrë me vete edhe skoç për të eliminuar gratë viktima që dihej se ndodheshin në banesë, tregon se ai e parashikonte faktin e përballjes së grave viktima me autorët e veprës dhe nisur edhe nga rrezikshmëria që paraqiste i pandehuri Indrit Shaqja e njoftimin nga ky i pandehur pas kryerjes së veprës së rrethanave të ndodhjes së ngjarjes, moshën e të pandehurave që njihej mirë nga ana e të pandehurit Artur Kaçanolli, ky i fundit me ndërgjegje ka lejuar vdekjen e grave.    

 

Gjithashtu përveç të tre të pandehurve në këtë procedim penal, është ngritur akuzë edhe ndaj të pandehurës Valbona Shaqja e akuzuar për veprën penale të Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b/1 I K.penal.

Kjo pasi nga veprimet e kryera për provueshmërinë e veprës penale të vjedhjes me pasojë vdekjen e dy grave, ka rezultuar se pas vjedhjes të dy të pandehurit Indrit Shaqja dhe Velson Elmazi kanë qëndruar tek shtepia e Indrit Shaqes, ku në shtëpi ka qenë edhe bashkëshortja e këtij të fundit e quajtur Valbona Shaqja. Dhe qeset me flori i pandehuri Indrit Shaqja i ka lënë në shtëpi, kur është larguar nga shtëpia dhe janë parë nga bashkëshortja e tij Valbona Shaqja e cila i ka dërguar tek shtëpia e nënës së tij, në kohën kur policia ka hyrë në banesë për të kontrolluar duke qenë se kishte dyshime ndaj bashkëshortit të saj Indrit Shaqja. Dhe pasi është larguar policia, qesen me flori ajo e ka kthyer në shtëpi ku e ka mbajtur derisa sa ka ardhur person tjetër i familjes që e ka marrë së bashku me rroba e sende të tjera për t’ia dërguar bashkëshortit të saj Indrit Shaqja i cili është larguar jashtë shtetit për t’i shpëtuar policisë. Kjo shtetase sipas të dhënave të grumbulluara ka patur dijeni se këto monedha metalike ishin të vjedhura. Kështu këto të dhëna rezultojnë: – nga deklarimi i të pandehurit Velson Elmazi – i cili ka deklaruar se kur janë kthyer në shtëpi pas vjedhjes ka dëgjuar Indritin që po bisedonte me nusen e tij për punë lekësh dhe i thoshte nuses së tij që të mbyllte gojës; – nga përgjimi ambjental i kryer më datë 19.09.2014 kur e pandehura Valbona Shaqja i pohon të pandehurit Velson Elmazit faktin që kishte dijeni për floritë e marra nga ana e Indritt bashkëshortit të saj dhe largimin e tyre jashtë shtetit; – nga përgjimi i komunikimeve telefonike nga ku rezultojnë bisedat e kryera midis saj dhe të pandehurit Indrit Shaqja ku ky i fundit i thotë që të shkonte tek nëna e tij e të çonte të gjitha me celsa dhe të qëndronte tek nëna e tij pikërisht në periudhën kur bëhej kontroll nga policia duke i thënë edhe se cfarë duhet t’i thoshte për veprimet e Indritit. Po kështu i thotë që të merrte pasaportën, kartën e dy milion lekë – pikërisht shuma që i pandehuri Indrit ka shpjeguar se ka vjedhur tek shtëpia e viktimave.  Përveç kësaj bisede, shtetasi Indrit i ka thënë shtetases Valbona që t’i thoshte të pandehurit Vilit (Velson Elmazit) që të ikte për në Tiranë dhe të prishte sms-të.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/