Çifti i njohur reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë bërë prindër për herë të dytë.

Telegrafi nga burime të afërta me çiftin Gjikolli ka mësuar se ajo solli në jetë vajzën, dhe që të dyja nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.

Elita Rudi lindi përmes një nderhyrje cezariane. Sa i përket emrit, bëhet e ditur se dyshja ende nuk kanë vendosur se si do ta quajnë të porsalindurën e tyre.

Elita dhe Gjiko janë prindër edhe të një djali 2-vjeçar, të quajtur Zëri.