31 gusht 2015 –  Dita e fundit e korrikut 2015 shënon rekord prej 4 anijesh me kontejnerë, kur java e re, të hënën më 3 gusht vjen dhe një anije tjetër, gjithsej 5 të tilla me 1 286 kontejnerë.

Sipas të dhënave të dispeçerit të drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të personit juridik publik “Autoriteti Portual Durrës” dhe të verifikuara nga “Dyrrah”-u me AIS (Automatic Identification System – Sistemi i identifikimit automatik), më 31 korrik 2015 mbërrijnë 4 anije: 

“Ecem Kalkavan”; flamuri i Ishujve Marshall; tonazhi: 12 900 t; gjatësi × gjerësi: 149 m × 23 m; viti i ndërtimit: 2005. Mbërritja e parashikuar në Durrës: 31 korrik 2015, ora 20:30. Është nisur nga porti italian i Venecias më 29 korrik 2009, ora 22:29:00; shkarkon 193 copë kontejnerë.

“Tongan II”; flamuri i Qipros; tonazhi: 12 612 t; gjatësi × gjerësi: 141 m × 23 m; viti i ndërtimit: 2007. Mbërritja e parashikuar në Durrës: 31 korrik 2015, ora 22:00. Është nisur nga porti italian i Ankonës më 27 korrik 2015, 20:22; shkarkon 352 kontejnerë.

“AS Venus”; flamuri i Ishujve Marshall; tonazhi: 18 400 t; gjatësi × gjerësi: 159 m × 25 m; viti i ndërtimit: 1996. Mbërritja e parashikuar në Durrës: 31 korrik 2015, ora 16:30. Është nisur nga porti turk i Nemrut-it më 29 korrik 2015, ora 23:44); ngarkon 450 kontejnerë.

“Vega Aquila”; flamuri i Liberisë; tonazhi: 12 015 t; gjatësi × gjerësi: 140 m × 23 m; viti i ndërtimit: 2009. Mbërritja e parashikuar nga porti malazez i Tivarit në Durrës: 31 korrik 2015; shkarkon 145 copë kontejnerë.

 “Medazov Rosa”; flamuri: St Vincent Grenadines; tonazhi: 4 850 t; gjatësi × gjerësi: 99 m × 17 m; viti i ndërtimit: 1996. Mbërritja e parashikuar në Durrës: 3 gusht 2015; ora 06:00. Është nisur nga porti spanjoll i Kastejon-it (Castellon) më 29 korrik 2015, ora 15:46; shkarkon 147 copë kontejnerë.

Info

Si gjashtëmujor 2015 në portin e Durrësit janë përpunuar 87 anije kontejnerësh, aq sa dhe në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në janar-qershor 2015 janë ngarkuar dhe shkarkuar gjithsej 51 451 TEU (njësi kontejnerike), ose 232 TEU më pak se 6-mujori i parë 2013. Burimi: APD.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/